Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, do të takohet këtë të hënë me Lumir Abdixhikun, Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të diskutuar për Presidentin, 16 ditë pas takimit të fundit të tyre për këtë çështje, i cili kishte përfunduar pa ndonjë rezultat.
Kurti dhe Abdixhiku do të takohen në ora 11:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Ky zhvillim vjen në kohë kur kanë mbetur vetëm edhe nëntë (9) ditë afat kushtetues për ta zgjedhur të parin e shtetit. Në rast se deri më 29 prill deputetët nuk e zgjedhin Presidentin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kosova që nga 4 prilli, kur i përfundoi mandati Vjosa Osmanit, është me ushtruese detyre të Presidentit. Në këtë pozitë është Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.
Që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e ish-Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, ku konstatoi se dekreti s’ka efekt juridik dhe u dha kohë deputetëve 34 ditë për ta zgjedhur Presidentin, Kurti është takuar vetëm me Kryetarin e LDK-së dhe jo me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Nga PDK kanë thënë se janë në pritje të një ftesë zyrtare nga Kurti, cili, sipas tyre, ende nuk e ka bërë.
Pas vendimit të Kushtetueses, Kryeministri është takuar vetëm me Kryetarin e LDK-së dhe jo me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.









