Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për krijimin e 85 mijë vendeve të reja të punës.

Përmes një reagimi në facebook, Bajrami ka thënë se gjatë viteve 2020–2025, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian.

Në fund, ajo e ka cilësuar këtë shifër si afër trefishin e vendeve të reja të punës që Kurti pretendon se janë krijuar gjatë pesë viteve të fundit.

“Realitetin që Qeveria po e mohon është se qytetarët tanë po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, të bazuara në statistikat e Eurostat-it, gjatë vitit 2025 janë lëshuar edhe 43 mijë e 747 leje qëndrimi për shtetasit e Kosovës në vendet e BE-së.