Jashtë afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, në orën 11:00 pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, të cilën e ka thirrur Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca vjen një ditë pasi opozita qëndroi në Kuvend deri në mesnatë, duke pritur vazhdimin e procesit të konstituimit.

Deputetët opozitarë u bënë thirrje Kurtit dhe Vetëvendosjes që të paraqiteshin në Kuvend dhe të vazhdonin procedurat për konstituimin e tij.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar se procesi i konstituimit të Kuvendit duhej të përfundonte brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore.

Afati për konstituimin e Kuvendit skadoi në mesnatën e së premtes.

Megjithatë, seanca e thirrur nga Vetëvendosje pritet të vazhdojë sot në orën 11:00.