Hykmete Bajrami ka konfirmuar se do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 12. Përmes një statusi publik, Bajrami tha se LDK-ja është “më e madhe se çdo individ” dhe theksoi se ka qenë dhe do të mbetet pjesë e kësaj partie.

Ajo deklaroi se renditja në listë nuk paraqet problem personal për të, edhe pse sipas saj është vendosur pas njerëzve që “deri dje e kanë luftuar LDK-në”. Bajrami shtoi se beteja e saj nuk është për fitore personale, por për një Kosovë me institucione të forta, demokraci funksionale dhe qeverisje që i shërben qytetarëve.

Deputetja shtatë mandateve u bëri thirrje qytetarëve që të analizojnë listën prej 110 kandidatëve të LDK-së dhe më 7 qershor të votojnë partinë e saj.