“Kurrë nuk ka të drejtë një Kryeprokuror ta bëjë një paragjykim të tillë”, ka thënë avokati Faton Fetahu, duke komentuar dokumentin e publikuar nga VOX Kosova që tregon se si ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, kishte thënë se krerët e UÇK-së “do të dënohen me burgim të përjetshëm” akoma pa filluar procesi i gjykimit.

“Ai mund ta bëjë vetëm një gjë: të thotë do të sigurohem që të mbahet përgjegjës sipas akuzës time një person i tillë. Por kurrë nuk mund ta paragjykojë një vendim të tillë sepse ai është vendim  i institucioneve të Drejtësisë”, deklaroi Fetahu në emisionin ‘99 në VOX Kosova.