Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore në Gaza edhe gjatë të mërkurës, duke lënë të vdekur një duzinë njerëzish, pasi siç thanë autoritetet izraelite një sulm i militantëve palestinezë ka lënë të vdekur një ushtar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se armëpushimi i mbështetur nga SHBA-ja nuk është në rrezik edhe pse aeroplanët izraelitë vazhdonin të fluturonin mbi Gaza, me Izraelin dhe Hamasin që po shkëmbejnë akuza për shkelje të marrëveshjes.

Autoritetet shëndetësore të Gazës kanë deklaruar se sulmet e Izraelit kanë vrarë të paktën 70 persona.

“Siç e kuptoj unë, ata eliminuan një ushtar izraelit”, u ka thënë Trump gazetarëve në Air Force One. “Kështu që izraelitët u kundërpërgjigjen dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur ndodh një gjë e atillë, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.

Ushtria e Izraelit ka konfirmuar vdekjen e ushtarit të mërkurën.

“Asgjë nuk do të prishë armëpushimin”, deklaroi Trump.