Ambasadori i ri i SHBA-së në Danimarkë, bashkëthemeluesi i PayPal, Kenneth Howery, do të takohet me zyrtarë nga Grenlanda dhe Danimarka në Nuuk, këtë javë, në çka do të jetë vizita e tij e parë në ishullin arktik, në mes të tensioneve për shkak të interesit të presidentit amerikan, Donald Trump, në marrjen e territorit gjysmë-autonom.

Marrëdhëniet mes Danimarkës dhe aleatit të saj të kamotshëm, SHBA-së, janë të tendosura që kur Trump ringjalli idenë e largimit të Grenlandës nga Danimarka.

“Të emocionuar të jemi në Grenlandë për mbledhjen e përvjetshme të Komitetit të Përbashkët në mes SHBA-së dhe Grenlandës me Danimarkën”, tha ambasada amerikane në një postim në Instagram, me foton e Howert dhe ministrit të jashtëm të Grenlandës, Vivian Motzfeldt.

Mbledhjet e komitetit të përbashkët dhe komitetit të përhershëm, sigurojnë një forum për bashkëpunim mes ushtrisë dhe civilëve, përfshirë prezencën e ushtrisë amerikanë në ishullin me pozicion strategjik, tha qeveria e Grenlandës të shtunën.