Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës Justina Shiroka-Pula, që ta kthejë fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova në vendin ku ishte vendosur më parë.
Osmani ka thënë se vendosja e fotografisë “te perdet, në qoshe të errëta dhe përballë tualeteve” e çnderon Republikën e Kosovës.
“Vendosja te perdet, në qoshe të errëta dhe përballë tualeteve e çnderon Republikën tonë. Prandaj, i bëj thirrje që ta kthejë aty ku e kanë nderuar gjithë Kosovën”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka thënë se i vjen mirë që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe qytetarët kanë reaguar, sipas saj, unanimisht për këtë çështje.
Osmani ka vlerësuar se kjo nuk është çështje simbolike, por lidhet me themelet e shtetit të Kosovës.
“Unë nuk i mirëkuptoj ata që mundohen ta përqeshin një temë të tillë. Po dezinfomohet sikur opozita nuk ngre tema të tjera, kur në fakt çdo ditë në Kuvend i ngremë të gjitha temat me interes për qytetarët”, ka thënë ajo.









