Ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, në periudhën para shpalljes së pavarësisë, Nexhat Daci.

Doktor i shkencave të kimisë, Daci ka qenë për vite pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më pas themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – pas një kuvendi zgjedhor që ndau LDK-në në dy pjesë.
Për një kohë ka qenë edhe në krye të Akademisë së Shkencave të Kosovës.