ISA “KUNDËR” LDK’SË Mustafa: Dyshoj që zgjedhja e Rashiç-it është kushtetuese

Mustafa ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Rashiç-it nënkryetar i Kuvendit.

ISA “KUNDËR” LDK’SË Mustafa: Dyshoj që zgjedhja e Rashiç-it është kushtetuese

Isa Mustafa

Ish-Kryeministri i Kosovës, njëherit ish-Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Nenad Rashiç-it, nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Këto komente, Mustafa i ka bërë në një prononcim për mediumin “Nacionale”, pasi që është pyetur për vendimin e LDK-së që ta votojë Rashiç-in.

“Rezultatet, për aq sa lexova, mu duken të çuditshme. Dyshoj se është zgjedhje kushtetuese”, deklaroi Mustafa.

Abdixhiku pas seancës konstituive ka shpjeguar se pse e votuan Rashiç-in për nënkryetar të Kuvendit.

“Meqenëse aktgjykimi i gjykatës Kushtetuese ka lënë hapësirë për votime edhe të grupeve ose individëve tjerë jashtë një partie të tillë meqenëse kështu ka qenë vendimi, ne kemi konsideruar se për një pozitë tërësisht të parëndësishme parlamentare siç është pozita e pestë të Kuvendit, Kuvendi dhe institucionet e Kosovës duhet të mos bllokohen më. Futemi në afate kushtetuese tani janë rregullat e qarta, ose kemi qeveri ose zgjedhje të reja”, tha Abdixhiku

Ndryshe, Nenad Rashiç është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Ai mori 71 vota për,  24 abstenime dhe nëntë kundër.

Zgjedhja e Nenad Rashiçit erdhi pasi që nëntë (9) deputetët e Listës Serbe dështuan radhazi nga tri herë secili për t’i marrë votat e nevojshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje votuan për, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës abstenoi.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos