“Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me ‘popullin serb’. Para dy dite po. Sot, jo”, kështu ka thënë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Këto deklarata të Ramës vijnë meqë në seancën e së dielës për konstituimin e Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje votoi pro deputetes së Listës Serbe, Tanja Vujoviç, për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Patriotizmi, thekson ai, “sot në Vetëvendosje e paska pushim!”.









