Qendra Shëndetësore Soroka dhe një ndërtesë e lartë në jug të Izraelit janë goditur me raketa iraniane të enjten dhe si pasojë janë plagosur 40 persona.  

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran ka pohuar se “objektivi kryesor” i sulmit me raketa që goditi spitalin ishte një park teknologjik aty pranë, i cili thuhet se përdorej nga forcat mbrojtëse izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e dënoi sulmi ndaj spitalit dhe u zotua se do të kundërpërgjigjet. “Tiranët në Teheran do të paguajnë çmim të lartë”, tha ai.

Më 13 qershor, Izraeli nisi fushatë ajrore duke goditur qendra ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, duke njoftuar se synon t’ia pamundësojë armikut të tij posedimin e armëve bërthamore.