Një dron ka hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë nga Rusia mëngjesin e kësaj të mërkure dhe është përplasur në një oxhak të një termocentrali lokal, siç bën me dije Shërbimi i Sigurisë së Brendshme i vendit baltik për transmetuesin publik ERR, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Autoritetet estoneze kanë deklaruar se nuk ka raportime për të lënduar apo dëme në termocentral.

Dy dronë të tjerë kanë kaluar gjithashtu edhe në hapësirën ajrore të Letonisë. Njëri nga Rusia dhe tjetri nga Bjellorusia, siç kanë njoftuar autoritetet letoneze.

Ende nuk është e qartë origjina e detajuar e dronëve.

Incidentet ndodhën pothuajse në të njëjtën kohë kur një sulm me dron nga Ukraina shkaktoi zjarr në objektet e naftës në portin rus në Detin Baltik, në Ust-Luga, një qendër e madhe eksporti të naftës rreth 25 km nga kufiri me Estoninë.