Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliq, me nënçmim kishte folur për masakrën e Koliqit ku ishin vrarë dhe masakruar 87 shqiptarë nga forcat serbe.
Ofendimin ndaj viktimave e bëri në një debat zgjedhor teksa tentonte të mohonte se Agron Hyseni, vëllai i kundërkandidatit të tij nga LDK në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Ekrem Hysenit, nuk është invalid i luftës.
Hyseni më vonë, në një intervistë për VOX Kosova, e rrëzoi këtë pretendim të Bulliqit duke e dëshmuar me dokument se është invalid i luftës.
Edhe pse u dëshmua që gënjeu publikisht, Bulliqi që synon edhe një mandat në krye të Podujevës, nuk pranoi të flasë.








