Polonia ka refuzuar sugjerimin e presidentit amerikan, Donald Trump, që inkursioni i dronëve rusë në hapësirën e saj ajrore nuk ka mundur të jetë një gabim, duke i përshkuar ata si “sulm i qëllimshëm rus”.
Polonia, e ndihmuar nga aleatët e NATO-s, rrëzoi dronë që shkelën hapësirën e saj ajrore të mërkurën, hera e parë që një anëtar i aleancës ka gjuajtur gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.
Liderët evropianë kanë dënuar inkursionin e dronëve dhe kanë kërkuar sanksione të reja drejt Moskës. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është planifikuar të mblidhet të premten pas një kërkese të Polonisë për të diskutuar incidentin.
Rusia ka thënë se forcat e saj kanë qenë duke sulmuar Ukrainën në kohën e njëjtë me inkursionin dhe se nuk kishte planifikuar të godiste ndonjë shënjestër në Poloni. Trump u ka thënë gazetarëve të enjten në Washington se “ka mundur të jetë një gabim”.
Mirëpo, kryeministri polak, Donald Tusk, ia ktheu Trump-it në X: “Edhe ne do të donim që sulmi me dronë mbi Poloni të ishte një gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë atë”.









