Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas mbylljës së qendrave të votimit ka reaguar në facebook ku ka shkruar se vëmendjën e kanë te komisionerët dhe vëzhguesit, duke mos e përmendur fare rezultatin e publikuar në Exit Poll-e.

“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”, shkroi Kurti në facebook.

Exit poll-et e paraqitura në ora 19:00:

Exit Poll-i i Pipos: LVV 42.3%, PDK 21.6%, LDK 17.3%, AAK 6.8%.

Exit Poll-i i Albanian Post/T7: LVV 43%, PDK 22%, LDK 18%, AAK 7%.