Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka injoruar pyetjen për krizën me Trafikun Urban.
Ndonëse që tri ditë trafiku urban nuk është duke funksionuar për shkak të mos pagesës, e për të cilën Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po e akuzon Qeverinë që ia ka bllokuar të hyrat kryeqytetit, Kurti ka refuzuar që të përgjigjet kur është pyetur për këtë çështje.
Nga ana tjetër, Rama është duke bërë thirrje vazhdimisht për takim me Kurtin dhe Ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për ta zgjidhur këtë krizë, por që ata po refuzojnë.
Ndryshe, mijëra qytetarë janë detyruar që tri ditë që të gjejnë zgjidhje alternative për të lëvizur në mungesë të transportit publik.
Nga Sindikata e “Trafikut Urban” kanë thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje nuk i kanë marrë pagat që dy muaj, ndërsa borxhi i tyre ndaj furnitorëve ka kaluar mbi 1.6 milionë euro.








