Presidenti rus, Vladimir Putin, synon të vazhdojë luftën në Ukrainë deri kur Perendimi vendos t’u bashkohet kushteve të tij për paqe. Krejtësisht i pashqetësuar nga kërcnimet e Donald Trump për sanksione më të rënda, ai mund t’i shtyejë trupat e tij edhe më Brenda në Ukrainë, tri burime të afërta me Kremlinin kanë bërë me dije për Reuters.
Trump u shfaq i frustruar të hënën me refuzimin e Putinit për të nënshkruar një marrëveshjë armëpushimi me Ukrainën. Ai, poashtu, njoftoi për ndihma të reja për Ukrainën dhe për sanksionë më të rënda për Rusinë.
Të tre burimet e Reuters, në kushte anonimiteti, kanë bërë me dije se Putini nuk do të ndalojë luftën përkundër kërcnimeve të perendimit – pasi, siç nëjnë me dije ata, ai beson se Rusia mund të kalojë sfida të reja ekonomike.
“Putini mendon se askush, përfshirë amerikanët, nuk e ka marrë seriozisht mbi detajet e paqes me Ukrainën dhe kështu ai do të vazhdojë të marrë atë që do,” ka thënë një nga burimet e Reuters.