Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar për herë të parë Kinën pasi kjo e fundit drejtoi radarët e saj drejt një mjeti të ushtrisë japoneze gjatë një stërvitjeje ushtarake javën e kaluar, për të cilën dy vendet aziatike kanë dhënë qëndrime të ndryshme.
Kjo përplasje afër ishujve japonezë erdhi pasi kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, dha një deklaratë për mënyrën se si do të përgjigjeshin ndaj një sulmi hipotetik të Kinës mbi Tajvanin.
Kina pretendon se Tajvani, shtet me qeverisje demokratike, është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka mohuar asnjëherë mundësinë e përdorimit të forcës për ta shtirë nën kontrollë ishullin që gjendet vetëm 100 kilometra larg territorit japonez e është i rrethuar nga linja detare mbi të cilat varet shteti japonez.
“Veprimet e Kinës nuk janë të favorshme për paqen dhe stabilitetin rajonal”, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shteti, teksa i referohej incidentit me radarë.
“Aleanca SHBA-Japoni është më e fuqishme dhe më e bashkuar se kurrë. Përkushtimi për aleatin tonë, Japoninë, është i palëkundur dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për këtë dhe çështje të tjera”.
Shefja e kabinetit të kryeministres japoneze, Minoru Kihara, ka mirëpritur komentet amerikane, duke thënë se “demonstrojnë aleancën e fuqishme mes SHBA-së dhe Japonisë”.









