Prekja publike ndaj presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka nisur veprim të shpejt politik për të ndërhyrë në abuzimin seksual, si dhe debatin publik për si të adresohet më së miri ky problem i shpërndarë në të gjithë vendin.

Citlalli Hernandez, sekretarja meksikane për gra, prezantoi një plan presidencial për të përballur këtë çështje, që përfshin edhe dënime me burg për abuzuesit seksualë në Meksikë, inkurajimin e grave për raportimin e incidenteve dhe trajnimin e prokurorëve e zyrtarëve të tjerë se si të kontrollohet situata.

Plani do ta përfshinte edhe një kampanjë për vetëdijesim në hapësira publike, vende pune, shkolla e transport publik për preventimin e dhunës ndaj grave.

“Ne duam tu tregojmë grave meksikane, vajzave, grave të reja, dhe grave të përgjithësi se nuk janë vetëm, se kur përjetojnë çfarëdo dhunë, është e rëndësishme ta raportojnë atë”, ka thënë Hernandez javën e kaluar.

Plani ka buruar pas një incidenti publik në të cilin një burrë, që dukej i dehur, tentoi ta puth lideren meksikane dhe shtriu dorën drejt gjinjve të saj, ndërsa ajo po ecte në një rrugë në Mexico City. Incidenti u regjistrua në një video dhe provokoi zemërim të thellë në mesin e grave meksikane.