Sami Lushtaku do ta respektoj ftesën e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për intervistim e cila siç mëson VOX Kosova, zyrtarisht i ka shkuar tek sot.

Ai së shpejti pritet të intervistohet nga hetuesit e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që dje u ndaluan dy persona për rastin e lëndimit trupor ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani.

Pas këtyre ndalimeve, janë intervistuar katër persona: dy në cilësinë e dëshmitarëve dhe dy të tjerë në cilësinë e të dyshuarve, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i dyshuari Sami Lushtaku nuk i ishte përgjigjur ftesës për intervistim.

Ndërkaq, ndryshe deklaroi sot nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, duke thënë se Lushtaku nuk kishte pasur ftesë zyrtare për intervistim nga Prokuroria.