Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në pozicionin e viktimës ka reaguar ndaj faktit se mediat kanë raportuar për importet e energjisë elektrike në Kosovë, sidomos ato nga Serbia.

Sipas saj, krejt kjo është dezinformim dhe manipulim.

“Është thënë shpesh në diskursin publik këto ditë, siç bëhet shpesh me dezinformata dhe manipulime e interpretime të ndryshme të fakteve që Kosova ka zgjedhur para LNG-së Amerikane ose para prodhimit vendor e ka zgjedhur importin e energjisë elektrike nga vendet e rajonit”, deklaroi Rizvanolli në ATV.

Por, krejt në kundërshtim me vetën, ajo përmend shifrat e importit të energjisë, duke thënë se janë rreth 40% më të ulëta se ato të publikuara tek Dogana e Kosovës.

“Shifrat e importit që po publikohen, nuk janë të sakta. Shifrat e importit të doganës të cilat i referohen pothuajse se të gjithë sot, janë shifrat që përfshijnë edhe energjinë që kalon tranzit nëpër Kosovë. Shifra reale është diku 30 ose 40% më e ulët”, deklaroi Rizvanolli.