Iluzioni Tri arsyet kryesore pse ia bëri Albin Kurti urën urës

Premtimet e kahmotshme për hapjen e urës kryesore janë zëvendësuar me përurimin e urave të vogla, të parëndësishme, që nuk kanë asnjë peshë politike.

Për vite me radhë, Vetëvendosje e ka shpallur mbylljen e kësaj ure si simbolin kryesor të ndarjes së vendit. Sot, me mos-hapjen e saj, ata janë bërë rojet më të përkushtuara të status quo-së.

Ky vetëkastrim i Kurtit është në vazhdën e tradhtisë së zotimeve të tij jetësore në raport me veriun: Ai tashmë ka pranuar të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me veriun, përfshirë atë për Zajednicën.

Po ashtu, njëjtë si pararendësit e tij, edhe Albin Kurti është zotuar që të mos e dërgojë FSK-në në Veri pa lejen e KFOR-it.

E vërteta është se vetëm disa qindra metra larg urës kryesore gjenden tash e sa vite edhe së paku 2 ura tjera: ajo e Suhodollit dhe e boshnjakëve që përdoren nga qytetarët nga të dyja anët për nevoja ditore. Prandaj, jo, hapja e urave të reja nuk e ndërron lojën.

Por pse erdh Kurti me këtë ide dhe pse bash në këtë kohë?

Kjo është bërë me 3 qëllime në mendje:

E para, për ta mbuluar dorëzimin e tyre historik në raport me Urën. E dyta, për ta mbuluar pengmarrjen institucionale në nivel qendror. E treta, për të përfituar nga tensionet për zgjedhje lokale për kandidatin e tij sharlatan, zhvatës dhe përçarës në Mitrovicën e Jugut, Faton Peci.

Nuk e di, ndoshta Kurti ka vendosur ta mbajë mbyllur urën e Ibrit si suvenir dhe muze në nderim të heroit të tij Oliver Ivanoviç.

‘Rojet e Urës’, nuk po ulen më në kafene për të vëzhguar lumin dhe penguar qarkullimin, siç bënin dikur. Kjo sepse nuk kanë më nevojë të patrullojnë, sepse Rojet më të mira që mbajnë urën mbyllur sot janë Albin Kurti dhe Ministrat e tij.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin