Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është thellë i përfshirë në procesin e rezervave shtetërore, për të cilin tashmë ka edhe aktakuzë ndaj katër personave.

Për Vox Kosova, Shala ka thënë se “kryeministri është i vetëdijshëm, në ndërgjegjen e tij, se një ditë duhet të përgjigjet dhe se nuk mund t’i ikë drejtësisë në pakufi”.

“Sepse ka dëshmi, mesazhe dhe e-maila, por ka edhe vendim me protokoll, tashmë publik, që mban nënshkrimin e kryeministrit, i cili me atë vendim ka shkelur procedurat e qarta ligjore dhe ka hapur rrugë për një proces të dëmit ekonomik prej dhjetëra milionë eurosh”, deklaroi ai.

Shala tha se kryeministri delegon individë nga jashtë institucioneve, të cilët më pas dirigjojnë punët në ministri.

“Pra, ka vendosur struktura paralele, jo vetëm në sektorin e rezervave shtetërore, por edhe në sektorin e energjisë, te ambalazhuesit e ujit dhe në shumë sektorë të tjerë, ku ka pasur misionarë politikë që e kanë diktuar sektorin”, theksoi Shala.