VOX Kosova gjithë të premten ka qëndruar para objektit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Bekim Hoxha, drejtor i AUV-it, nuk po pranon të flas për skandalin e peshqve me krimba.
Ai, bashkë me ministrin Faton Peci janë përgjegjësit për shitjen e peshqve të krimbosur.
VOX ka shkuar edhe në zyrë të Hoxhës. Ai s’u pa aty.
Hoxha është pritur më pas edhe pranë veturës së tij.
Derisa të gjithë kanë kryer orarin e punës, ai nuk dilte.
Stafi i tij nuk dhanë sqarime se pse Hoxha po refuzon të jap përgjegjësi për njoftimin skandaloz që mundësoi shitjen e peshqve me krimba.
Përkundër insistimit të VOX-it për të marrë përgjigje se pse u lejua ky skandal, institucionet po heshtin.








