Punëtorët e vërtetë të “NOA Energy Trade” janë deputetët e Vetëvendosjes.

Ata që ikin kur pyeten nga gazetari për skandalin e kësaj kompanie me qarkullim 357 milionë euro,  me dy punëtorë e me seli si kioskë.

Që thonë se s’kanë infomacion e të tjerë e mbrojnë duke thënë se “ky nuk është skandal, por interpretim i gazetarit”.

Këta janë individët që përbëjnë strukturën shtetërore që e mban funksionale kompaninë “NOA Energy Trade”.

Pushteti i ka mbyllur dyert për gazetarët e i ka hapur për NOA-n me seli të falsifikuar, e cila deri në fund të këtij viti do të ketë gjysmë miliard euro qarkullim.

Dhe si? Duke e shitur mbi 200 për qind më shtrenjtë rrymën. Kujt? Shtetit më të varfër në Evropë.