Ramush Haradinaj, ish-Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar ofertë opozitare në mënyrë që të ndërpritet ajo që ai e quan si “epoka” e Albin Kurtit.
“Ne po jetojmë në epokën Kurti. Që i bie ai kur ka mbi 40% ose mbi 40 deputetë do ta zbatojë agjendën e tij në Kosovë. Ndikimi jonë ose ne do të mundeshim me jetu jo vetëm në epokën e tij. po edhe në epokën e të tjerëve sikur të kishim një kontratë të përbashkët si opozitarë. Pra, AAK, LDK, PDK. Edhe një plan konkret, një kandidaturë konkrete”, tha Haradinaj për media të mërkurën.
“Përderisa nuk kemi një kontratë edhe s’kemi ndonjë ofertë”, Haradinaj konsideron se “ne jetojmë në epokën Kurti, në agjendën Kurti”.
“Dhe ai do ta zbatojë atë që di më së miri: një lloj eksperimentimi me Kosovën dhe do na dërgojë në zgjedhje prapë”, theksoi ai ndër të tjera.









