Sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë para zgjedhjes ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill.
“Nuk mendoj se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill. Deputetët e Kuvendit janë para zgjedhjes: ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill. Pa asnjërën nuk është e mundur”, tha Kurti para gazetarëve.
Një ditë më parë, i mandatuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, theksoi se nuk e di saktë me probabilitet sesa i ka gjasat të bëhet kryeministër.
“A do të votohem apo jo, më së shumti në dorë e kanë deputetët e partive të tjera”, potencoi Konjufca.
Më 4 nëntor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar si mandatar të dytë për krijimin e Qeverisë së re Glauk Konjufcën.









