Donika Gërvalla ka bërë të ditur se Faton Peci është kryetari i ri i Partisë Guxo.
“Faton Peci, Kryetar i Partisë Guxo. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë! Urime të gjithëve e na priftë e mbara!”, ka shkruar Gërvalla.
Deri tani, Guxo ka pasur dy bashkëkryetarë, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.
Që nga themelimi, të dy kanë qenë në kampin politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.
Aktualisht, Gërvalla është ministre në detyrë e Drejtësisë, ndërsa Peci është kryetar i Mitrovicës së Jugut.









