Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e Kryeprokurorit të Shtetit.

Selmanaj e ka cilësuar shkarkimin e Isufajt si “dhuratën e radhës politike” nga presidentja Vjosa Osmani.

“Shkarkimi i z. Blerim Isufaj është dhurata e radhës politike nga Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani, katër vite e la vendin pa Kryeprokuror, për t’iu përshtatur interesave të ngushta të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kapja e shtetit tashmë është konsoliduar skajshmërisht”, ka shkruar Selmanaj.