Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se akoma s’ka zhvilluar komunikime me ndonjë parti apo deputetë të caktuar për formimin e Qeverisë së re, pasi që u mandatua nga Presidentja Vjosa Osmani.

Kurti ka deklaruar se ditëve në vijim do të nisë punën në këtë drejtim, pasi që dje e sot ka qenë i zënë me analizat për zgjedhjet lokale.

“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë”, tha Kurti për gazetarë.