Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ishte i vetëm përballë aparatit shtetëror.

“Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë për mikun tim, yllin e kësaj fushate, Arian Tahirin në Mitrovicë, i cili, i vetëm përballë tërë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë, dinjitoze dhe të ngushtë deri në fund”, shkroi Tahiri në Facebook.

Ai është krenuar edhe numrin e komunave të fituara nga partia që e drejton, duke shtuar se Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës demokratike në Kosovë.

“Me 187,526 vota, PDK u konfirmua si partia më e votuar në Kosovë. Me 206 asamblistë të zgjedhur, mbetëm forca me përfaqësimin më të gjerë lokal në vend. Dhe me gjashtë komuna të fituara, Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han i Elezit”, potencoi Krasniqi.