“Jo”, ka qenë përgjigja e Avdullah Hotit kur është pyetur nëse do ta votojë edhe për një mandat Vjosa Osmanin për Presidente, të cilës i skadon mandati së shpejti – në mars.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, që së fundmi ka shpallur kandidaturën për Kryetar të partisë, në një intervistë për “T7”, theksoi se sa i përket Osmanit, “kam pas drejtë për qëndrimin në vitin 2021”, kur për dallim nga grupi parlamentar i LDK-së, nuk e kishte votuar Osmanin.

“Ka fakte që në situata nuk ka qenë në nivelin e detyrës”, shtoi Hoti.

Shumë kolegë të tij në LDK, sipas Hotit, kanë qëndrim njësoj si ai që e kishte vite më parë në drejtim të Osmanit.