Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur e gatshme që të punojë me Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Kështu kanë thënë nga ambasada e SHBA-së në një postim të bërë në faqen e tyre në Facebook, pas një takimi që ka pasur një përfaqësuese e ambasadës me Presidenten e re.
“Ambasada e SHBA-së mezi pret të bashkëpunojë me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës. Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të punuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në postimin e ambasadës.
Të martën e javës së kaluar, në orët e fundit para skadimit të afatit kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës u dakorduan për emrin e Justina Shiroka-Pulës.
Ajo arriti që të zgjedhje Presidente në raundin e parë, pasi që mori 81 vota pro në votim të fshehtë.









