Nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiç, ka folur për media në hollin e Kuvendit, disa minuta pasi mori dritën e gjelbër nga 71 deputetë të Kosovës.
Rashiç ka thënë se është falënderues ndaj kolegëve që e kanë votuar për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
“Shpresoj që ky do të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve sa më parë të jetë e mundshme”, ka shtuar Rashiç në deklaratën e tij të shkurtër.









