Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot (e enjte) seancë plenare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në rend dite janë 16 pika. Përpos deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do t’i shqyrtojë edhe 7 marrëveshje ndërkombëtare.
Seanca do të fillojë në ora 10:00.
Kuvendi i rikthehet punës pas afro 30 ditësh ndërprerje. Puna e Kuvendit u ndal më 6 mars, kur Presidentja Vjosa Osmani shpërndau institucionin pas dështimit të zgjedhjes së Presidentit.
Por, Kushtetuesja vlerësoi se dekreti i saj nuk prodhon efekt juridik dhe i dha Kuvendit afat prej 34 ditësh për ta përmbyllur këtë proces.









