Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pasi disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar dorëheqjen e atyre që kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale.
Sadiku ka thënë se, nëse po hapet tema e përgjegjësisë politike, atëherë, sipas tij, duhet të fillohet “pak më herët”.
“Disa deputetë të VV-së paskan kërkuar dorëheqjen e atyre që e kanë votuar Gjykatën Speciale.
Në rregull. Atëherë ndoshta është mirë me fillu pak më herët.
Me u dorëheq ata që ishin kundër Rambujesë.
Ata që ishin kundër Pakos së Ahtisaarit.
Ata që e kundërshtonin formimin e shtetin që e kemi sot.
Ata që premtuan Bashkim Kombëtar sapo të vinin në pushtet.
Ata që gjuanin policinë me gurë dhe institucionet e shtetit me molotov.
Nëse po hapim temën e përgjegjësisë politike po fillojmë me themelet”, ka shkruar Sadiku.
Reagimi i tij vjen pas kërkesave nga deputetë të VV-së për përgjegjësi politike ndaj atyre që votuan për Gjykatën Speciale.









