Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të fundit të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me procesin e konstituimit të institucioneve.
Përmes një postimi, Hoti tha se ka përcjellë qëndrimet politike të djeshme dhe të sotme të zyrtarëve të LVV-së, duke theksuar se LDK-ja ka vullnet për të ndihmuar në themelimin e institucioneve.
Sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm nëse ka gatishmëri për kompromis.
“Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve. Por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis. Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti.









