Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, i ka reaguar kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashit, pasi ky i fundit u zotua për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

Sadiku i ka kërkuar kryeprokurorit që të zotohet për zbardhjen e të gjitha rasteve në Kosovë, pa dallim, duke theksuar se qytetarët janë të barabartë para ligjit.

Ai i ka kërkuar gjithashtu që në zyrën e tij t’i presë të gjitha familjet që kanë raste të rënda nga e kaluara dhe që ende presin drejtësi.

“S’je politikan. Ose përmbushe detyrën me përgjegjësi, ose çohu prej asaj karrige, dil lyp vota”, ka shkruar Sadiku në reagimin e tij.