Rilind Gërvalla është emëruar u.d i Drejtorit të kanaleve RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4. Miratimi u bë nga bordi i Radio Televizionit të Kosovës, me nëntë vota për. Ai këtë pozitë e ka mbajtur deri tani, mirëpo mandati i rregullt tanimë i ka skaduar.

DOKUMENT:

Gërvalla njihet për afërsinë e tij me pushtetin. Lidhja e tij me Vetëvendosjen është e dokumentuar përmes disa donacioneve që në vitin 2020 ai ka deponuar për partinë. Përveç tjerash, ishte edhe aktivist i këtij subjekti politik.

Gjatë periudhës së mandatit të rregullt të Gërvallës në RTK, transmetuesi publik është shquar për ndikime të forta politike në materialet gazetareske që transmetohen, presion ndaj punëtorëve kritikë ndaj pushtetit, e largime nga puna të të njëjtëve.