Personi në foto me Albin Kurtin, është Giorgos Papandreu.
Kurse ky në foto me Papandreu është Slobodan Millosheviç.
Papandreu në vitin 1999, në mars, kur në Kosovë po bëhej luftë, takohej me Kasapin e Ballkanit, me urdhrin e të cilit ndër shqiptarë kryhej gjenocid.
Pikërisht në atë kohë Papandreu, Serbinë e quante vend mik e me lidhje të ngushta nga e kaluara.
As pasi ndaj Millosheviçit ishte ngritur aktakuzë për krime lufte në Kosovë, për Papandreoun s’kishte ndonjë problem që me të t’i shtrëngonte duart. Sërish, e takonte në vitin 2000.
Papandreout, edhe në vitin 2009 si kryeministër i Greqisë i pengonte Pavarësia e Kosovës. E quante “akt të njëanshëm që shkel ligjet ndërkombëtare”.
Derisa përfundimisht, i zhveshur nga përgjegjësitë politike, gjeti një mik të përhershëm në Kosovë – Albin Kurtin.
Për nëntë vite me radhë, si opozitar për tre vjet e si pushtetar për gjashtë të tjera – nga viti 2018, Kurti pushimet e verës i ka rregullisht të rezervuara në Greqi bashkë me mikun e Millosheit Giorgos Papandreu.
Nisur nga Rhodes, Kretë, Lagonisi, Skiathos, Athinë e deri tek Olympia – Kurti s’ia ndanë bregdetit grek në resortet më luksoze atje.
Qytetet vit për vit ndryshojnë, por asnjëherë personi krah tij – Giorgos Papandreou, themelues i Symi Symposium – ku Kurti është pjesëmarrës i rregullt.
Për këto vite si shef i Qeverisë, përveç në simpoziumin e Papandreout, Kurti, të dokumentuara ka edhe plotë udhëtime tjera në Greqi. Mikun e tij grek, e takon edhe në Prishtinë.
Shteti i cili për Kurtin ishte pushtues, befas u bë destinacion kryesor i tij.
Ndoshta jo edhe aq befas. Sepse Greqia e grekët janë pjesë e pandashme e Kurtit.
Greqia në pushime. Greqia që fiton tenderë në Kosovë. Greqia në njerëzit më të afërt të tij përreth partisë.
Por një gjë nuk ndryshoi kurrë: Ndërsa marrëdhëniet personale lulëzuan në brigjet greke, Greqia ende e mban në praktikë qëndrimin e dikurshëm të Papanderout.
Sepse Greqia, ende nuk e njeh ekzistencën e Kosovës shtet.
E, pashpjegueshëm për mendjen e shëndoshë të një shqiptari të Kosovës, Albin Kurti lidhi miqësi të ngushtë me shokun e dikurshëm të Milloshevicit.








