Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i vetmi kundërshtar i tij ka qenë Sllobodan Millosheviç dhe se nuk e dinte nëse do ishte gjallë nga ora në orë e lëre më të mendonte për ushtrim kontrolli.

Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë fjalës së tij përfundimtare në gjyqin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

“I vetmi ama bash i vetmi kundërshtar i imi i popullit të Kosovës dhe i botës demokratike ishte Sllobodan Millosheviçi. Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuzë veçanërisht kur gjatë luftës unë nuk e dija se do të isha gjallë prej orës në orë e prej ditës në ditë”, ka thënë Thaçi.

“Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time, gruan time e djalin e sapolindur e lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë në Kosovën e pushtuar plotësisht për rreth 90 vite. Fakti që disa prej nesh sot jemi gjallë është krejtësisht rastësi dhe fat”.