Faton Peci nuk tha të vërtetën. Ai gënjeu publikisht.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, dikur në krye të Ministrisë së Bujqësisë, deklaroi se Prokuroria Speciale e ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij për keqpërdorimet me grante. Por faktet e rrëzojnë këtë pretendim.

Prokuroria e demantoi qartë: Hetimet janë ende në zhvillim dhe kallëzimi i refuzuar lidhet me një çështje tjetër, jo me dyshimet për abuzim me fondet publike.

Ndërkohë, në vitin 2024, nga ministria që drejtonte Peci, grante prej 100 mijë eurosh përfunduan te familjarë të afërt të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli – konkretisht te vëllai dhe daja i saj.

Po ashtu, një shumë e njëjtë iu dha edhe këshilltarit të vetë Pecit, Naim Huruglica.

Për dyshime për keqpërdorim, më 30 janar, Peci u mor në pyetje për orë të tëra nga Prokuroria Speciale. Disa ditë më parë ishte intervistuar edhe Fitore Pacolli, tash ministre.

Pra, çështja nuk është mbyllur ajo është ende nën hetim aktiv dhe siç mëson VOX Kosova, për këtë çështje ekzistojnë fakte dhe komunikime.

Dhe kur hetimet vazhdojnë e publikut i shitet se çështja ka përfunduar, kjo është keqkuptim mashtrim i qëllimshëm dhe përpjekje e hapur për t’i mbuluar dyshimet për abuzim me para publike.