Kryeministri Albin Kurti, është ndalur nga një gazetar teksa po shkonte në akademinë përkujtimore për Afrim Bunjakun.
I pyetur nëse do të marrë pjesë në protestat që po mbahen në mbrojtje të UÇK-së, Kurti është përgjigjur:
“Sot është trevjetori i Afrim Bunjakut, le t’i lëmë temat tjera për momente tjera.”
Nga kjo ngjarje është ndalur për tu pyetur lidhur me vendimin edhe ministrja e drejtesise Donika Gërvalla. Edhe ajo njëjë ka refuzuar të flasë, duke u shprehur se ka kohë të flitet për tema tjera.
Kurti është kthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndroi për rreth një javë. Gjatë qëndrimit të tij atje, nuk është raportuar për ndonjë takim me zyrtarë të lartë amerikanë.
Ndërkohë, protestat kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdojnë tash e tetë ditë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.









