Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Shara, pritet të adresojë Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York gjatë seancës që kjo asamble do ta mbajë në shtator, një zyrtar sirian i ka treguar agjencisë së lajmeve Reuters.

Sharaa “do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ai do të mbajë një fjalim”, ka thënë zyrtari, duke kërkuar anonimitet për shkak se nuk ishte i autorizuar të njoftonte mediat.

Sharaa, që dikur ishte pjesë e al Qaeda-s para ndarjes në vitin 2016, u takua me presidentin amerikan, Donald Trump, në Arabinë Saudite në maj të këtij viti.