I PAPËRMIRËSUESHËM Simiç: S’kam frikë nga askush, s’kam lidhje me sulmin ndaj gazetarëve

Simiç ka pretenduar se është i pafajshëm për rastin e sulmeve nga gazetarët dhe ka thënë se nuk ka frikë nga askush.

I PAPËRMIRËSUESHËM Simiç: S’kam frikë nga askush, s’kam lidhje me sulmin ndaj gazetarëve

Slavko Simiç

Slvako Simiç, nënkryetar i Listës Serbe, ka thënë se “nuk kam frikë nga askush” dhe se “nuk kam asnjë lidhje” me rastin e sulmit ndaj gazetarëve në qershor 2023, në Veri të Kosovës.

Këto komente, Simiç i bëri në një prononcim për media pas dështimit të seancës fillestare për rastin e sulmit ndaj gazetarëve, ku Simiç dyshohet se i nxiti protestuesit që të sulmonin gazetarët shqiptarë.

“Dua të them se absolutisht nuk kam asnjë lidhje me atë rast dhe se jam absolutisht i pafajshëm dhe, natyrisht, në procedurën e mëtejshme kur të vijë koha për këtë, ashtu edhe do të deklarohem”, tha Simiç.

Ai pretendoi se është “dikush për të cilin misioni jetësor, misioni politik, gjithmonë ka qenë që të thërras për paqe, për bashkëjetesë, për dialog dhe për zgjidhjen e të gjitha problemeve përmes institucioneve dhe kurrsesi ndryshe”.

“Parimi im themelor dhe kodi im politik mbështeten në atë që gazetari është i shenjtë dhe se gazetarin, natyrisht, nuk guxon askush ta prekë. Dhe ashtu jam sjellë ndaj gazetarëve si në Veri, ashtu edhe në jug, dhe sa herë që kam hasur në gazetarë shqiptarë në veri, kur ka pasur ndonjë protestë gjatë viteve të kaluara, gjithmonë u kam dalë në ndihmë dhe u kam dhënë mbështetje, si teknike ashtu edhe në çdo kuptim tjetër”, shtoi.

Simiç pretendon se “absolutisht nuk kam asnjë lidhje me këtë incident dhe atëherë jam deklaruar publikisht dhe e kam dënuar atë sulm”.

Nënkryetari i Listës Serbe edhe ka shtuar se nuk ka frikë nga askush, derisa ka kërkuar nga gazetarët që “ta pasqyroni me transparencë këtë proces”.

“Dhe natyrisht, në mënyrë objektive – unë nuk frikësohem nga asgjë, nuk kam frikë nga asgjë, jam absolutisht i pafajshëm, drejtësia dhe e vërteta janë në anën time dhe jam i bindur se drejtësinë dhe të vërtetën do t’i dëshmoj”, pohoi ai.

Seanca fillestare ndaj Simiç-it dhe Urosh Vukasinoviç, u shty pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht. Seanca është shtyrë për 9 tetor.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin