Yulia Navalnya, gruaja e opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, ka thënë se testime laboratorike të jashtme në mostra biologjike të marra nga burri i saj kanë treguar se ai është helmuar.

Navalny, 47 vjeçar, vdiç papritmas më 16 shkurt, 2024, në një burg rus në Rrethine Arktikut, duke e lënë opozitën pa liderin e saj më të famshëm e karizmatik.

Tanimë liderja e opozitës ruse, Navalnya, e postoi një video në rrjetin social X në të cilin tha se material biologjik i Navalny është kontrabanduar jashtë vendit në vitin 2024 dhe dy laboratorë kanë ekzaminuar atë.

“Këta laboratorë në dy vende të ndryshme kanë arritur në përfundimin e njejtë: Alexei është vrarë. Më specifikisht, ai ishte helmuar”, ka shkruar Navalnya.

Ajo kërkoi nga laboratorët që të publikojnë zbulimet e tyre për si e cilësoi ajo “të vërtetën e pakëndshme”. Ajo nuk specifikoi se çfarë helmi kanë gjetur laboratorët.