“Gjithçka është e hapur”, ka thënë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kur është pyetur nëse partia që ai drejton do të bëhet pjesë e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Këto komente, Abdixhiku i ka bërë në një prononcim për gazetarë pas takimit që pati me Kryeministrin Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar për cështjen e Presidentit.
“Marrëveshja politike nënkupton dakordim për çështjen e Presidentit. Në këtë fazë nuk besoj që kemi interes, as që ka interes në atë drejtim. Por, gjithçka është e hapur brenda marrëveshjes politike”, tha Abdixhiku pasi që u pyet nëse marrëveshja politike nënkupton angazhim në Qeveri.









