Nga Kim Jong Un-i e te Vladimir Putini, keni mundur të dëgjoni përkufizime të ndryshme për mediat, por kurrë, dhe këtë ua garantoj, nuk keni dëgjuar përkufizim si ai i Albin Kurtit.
Mediat, tha kryeministri në ikje i Kosovës, t’qesin prita.
“Ashtu sic ia kishin bërë një lloj prite me kamerë e mikrofon Glaukut, shumëfish më keq ia bën vetë Profesorit të Fakultetit Juridik, Murat Jasharit”, tha Kurti.
E kishte fjalën për një intervistë krejt të vullnetshme të Murat Jasharit, i cili jo që s’u zu në pritë, po pikërisht se ishte media jonë vendosi të përgjigjet.
“Gazetar i kujna?”, pyeti Jashari. “VOX Kosova”, iu përgjigj gazetari. “VOX Kosova. Shikoni më shumë se gjithçka, për mua si Murat është emri i Familjes Jashari”, tha Jashari.
Siç e shihni, artikulimi i tij është i qetë e i qartë. Ai mund të duket si gjithçka tjetër, përvese njeri i kurthuar.
Se ka qenë kështu e rikonfirmoi sërish, vetë ai, prapë. Pa kurrfarë prite.
“Jo. Qëndroj pas asaj që kam deklaruar. Të përshëndes dhe suksese për ju. Sinqerisht, Murati”, deklaroi Murati në Debat Plus.
Po çka saktësisht nënkupton dikush si Albin Kurti kur thotë mediat ta zënë priten.
Ai me këtë konstatim tregon me gojën e vet atë që dihet rreth tij, se mediat janë armiq, pyetjet armë e intervistat komplot.
Por, se i ofendon mediat Kurti, kjo është e ditur e pakontestueshme, se i sheh si armiq po ashtu, se dëshiron t’i zhdukë, patjetër.
Problemi është te gjuha që e përdorë dhe personit ndaj të cilit e përdorë.
Albin Kurti këtu po dëshiron të na tregojë se Murat Jashari intervistën e ka dhënë pa vetëdije, përgjigjet i ka pasur të pamenduara, qëndrimin e paqartë.
Kurti më saktësisht po do të thotë, se sikur Jashari të mos e jepte intervistën, ky do ta mashtronte disi drejt pranimit të postit atë naiv që s’ka autonomi për qëndrimet e veta.
Albin Kurti nuk ka respekt për Murat Jasharin, nuk ka respekt për familjen Jashari, për Albin Kurtin sakrifica e familjes Jashari ishte instinkt mbijetese, jo vetëdije e lartë kombëtare, për Albin Kurtin rezistenca e Jasharëve ndaj Serbisë ishte impuls primitiv e jo patriotizëm i thellë e ndërgjegje kombëtare e zhvilluar.
Pastaj ka edhe diçka akoma më të poshtër në deklarimin e Kurtit kur thotë “u thanë ato fjalë dhe ja ku jemi”.
Ai këtu nënkupton se qëndrimi i Murat Jasharit ishte momental, nuk buronte nga bindja e pastër e qëndrimi i përpunuar me vetëdije, por nga impulse momenti, nga reagim instiktiv i pagdhendur.
Prandaj tash, beson Kurti, edhe mund t’i ketë rënë pishman Murati por, s’tërhiqet dot sepse “u thanë ato fjalë dhe ja ku jemi tani”.
Eh pra, ky është Albin Kurti i vërtetë, që nuk e kupton re refuzimi i Familjes Jashari për t’u përfshirë në një skenë politike të degraduar moralisht nuk është reagim momenti, por qëndrim i mirëmenduar dhe pozicion i qartë distancimi.
Është vetëdije refuzuese ndaj politikanëve të ndotur si ti.
Po ti s’e kupton Murat Jasharin, sepse ti s’e ke kuptuar Adem Jasharin, sepse ti s’i kupton shqiptarët e vërtetë.








