Presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë diskutime me presidentin kinez, Xi Jinping, javën e ardhshme në Kinë, si dhe do të jetë “i ftuari kryesor” në paradën ushtarake të Xi, bën të ditur Kremlini.

Putin do të jetë në Kinë, partneri kryesor tregtar i Rusisë, nga 31 gushti deri më 3 shtator, ndihmësi për politikë të jashtme në Kremlin, Yuri Ushakiv, u ka treguar gazetarëve, duke shtuar se një udhëtim i tillë katër-ditor ka është ishte shumë i rrallë për liderin rus.

Dy ditët e para do t’i kushtohen një samiti të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, që do të ndodh në qytetin e Tianjin.

Pas saj, Ushakov ka thënë se Putin pritet të udhëtojë për në Beijing, ku ai pritet të mbajë bisedime me Xi dhe të marrë pjesë në paradën ushtarake në sheshin Tiananmen më 3 shtator që të shënojë fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Ushakov ka thënë se Putin do të marrë pjesë si i “ftuari kryesor” dhe do të ulet në krahun e djathtë të Xi, ndërkaq lideri korean Kim Jong Un do të ulet në anën e majtë.

Putin do të mbajë edhe një sërë takimesh bilaterale me liderë të tjerë botëror që do të jenë prezent në Kinë në kohën e njëjtë, ka shtuar Ushakov.